Refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin e azilimit mbushin moshën madhore e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar. Ky vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtëisë, e cila është gjykata më e lartë e BE mund të prekë fatin e dhjetëra mijëra të miturve të pashoqëruar, të cilët kërkuan azil në BE.
Njëkohësisht ai i kundërvihet edhe pozicionit të kundërshtarëve të mbështetësve të vijës së ashpër ndaj migrantëve në Gjermani, të cilët duan t’i frenojnë bashkimet familjare.
Ja përmbajtja e vendimit:
– Refugjatët e rinj, që kanë aplikuar për azil në BE kur ishin ende në moshë minore, por që mbushin moshën 18 vjeç përpara se të marrin azil, e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.
– Megjithatë, ata duhet të plotësojnë një aplikim për ribashkim jo më vonë se tri muaj pasi të jetë regjistruar kërkesa e tyre për azil.
– Refugjatët që hyjnë në këtë kategori do të shihen si “të mitur” edhe po të jenë 18 vjeç ose më të vegjël.
– Gjykata vendosi që për të drejtën e refugjatëve të rinj për t’u ribashkuar me familjet e tyre nuk “kanë fuqi të vendosin shtetet anëtare”.
Rasti që shqyrtoi Gjykata kishte të bënte me një grua nga Eritrea, e cila kishte kërkuar azil në Holandë dhe që kishte mbushur moshën madhore gjatë pritjes së përgjigjes së azilit.
GJED tërhoqi vëmendjen se direktiva për refugjatët e mitur dhe të pashoqëruar “parashikon kushte më të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës për bashkim familjar”/DW/