November 26, 2024

Nëntë muaj shtrirë pas aksidentit, moderatori i njohur rrëfen vendimin që ka marrë

Arjon Muça njihet si model dhe prezantues në radio, por dhe si një ish banor i Big Brother Albania. Kohët e fundit ai ka rrëfyer një histori të jetës së tij, lidhur me një aksident që ka pësuar dhe që e detyroi të rrinte 9 muaj shtrirë në krevat. E gjitha kjo përveç dhimbjeve i dha edhe pasoja në shëndet.

‘’Para aksidentit kalova një periudhë stresuese dhe të vështirë. Nga stresi nisa të bëja shumë palestër aq sa pësova një dëmtim shumë të rëndë në këmbë, dhe mu deshën 9 muaj të tërë për të ecur normalisht, pasi pata një ndërhyrje krirugjikale për këtë problem. Kam qenë gjatë gjithë kohës shtrirë, kur nisa të rikuperohesha (sërish me paterica), bëra një udhëtim në Vienë për të takuar të dashurën, i shoqëruar edhe aty me familjarë, për arsye shëndetësore. Rashë në një gjendje pasive, haja ushqim kalorik, dhe shtova nga 73 kg në 100 kg,’’ tha Arjoni I ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan.

Por tashmë Arjoni është shëruar, ka rikuperuar forcat, dhe ka vendosur të mbaj një regjim të rreptë ushqimor për të rënë nga pesha e tepërt që mori. Arjoni thotë se po punon shumë me vete, dhe motivohet nga miqtë e tij në Instagram për të rënë nga pesha, dhe se kjo po e ndihmon pa masë. Ai e ka treguar këtë ndodhi të vetes për të motivuar të gjithë të tjerët që kanë nevojë të bien nga pesha.

Duke folur paksa për dietën ushqimore Arjoni tha: ‘’Po ndjek një dietë bazike nga një personal-trainer italian. Pjatat e vakteve janë të ndryshme dhe shumë të varfra me ushqime. Për shembull kryesisht në mëngjes ha, 3 vezë, të bardhat e vezës, një banane, dhe suplemente në çdo vakt; në drekë konsumoj, fileto pule, dhe sallatë me pak oriz; ose perime të ziera; darka duhet të jetë shumë e varfër, me një sallate mikse ose asgjë fare. Ushqimet ndryshojn pak nga dita në ditë, me ndonjë frut plus ose minus; ose 50 gram fruta të thata. Gjithashty konsumoj ujë, çaj, jeshil; kafe. Bashkë me dietën në fjalë, bëj dhe shumë palestër,’’ tregoi Arjoni.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com