November 26, 2024

Kroacia jep lajmin e mirë për Ballist Morinën

“Njeriu i dronit” nuk do të ekstradohet në Serbi. Lajmin e mirë e ka dhënë ministri kroat i Drejtësisë, Drazhen Boshnjakoviç, i cili firmosi urdhrin që tifozi shqiptar i njohur me pseudonimin “Ballisti” të mos u dorëzohet autoriteteve serbe.

Mësohet se Morina do të kthehet në Itali, pranë familjes.

Morina u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Kroaci teksa po kthehej për në Shqipëri, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Akuza që rëndon ndaj tij është nxitje e urrejtjes kombëtare, pas ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit 2014, gjatë ndeshjes së futbollit Serbi –Shqipëri.

Më herët Gjykata e Shkallës së Parë në Kroaci kishte vendosur 2 herë pro ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, por vendimi u rrëzua në Gjykatën e Lartë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com