Qeveria ka miratuar sot drejtorin e Teatrit Kombëtar. Emërimi i drejtorit vjen në një kohë kur artistët dhe aktorët po kundërshtojnë prej disa javësh projektin e qeverisë për prishjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një godine të re.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që edhe për 4 vitet e ardhme, TK të drejtohet nga Hervin Çuli, ndërsa në garë ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.
V E N D i M
PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR
Në bështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Hervin Çuli emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.