November 26, 2024

Nuk flisnin prej kohësh, fëmija i bashkon

Leonora Jakupi dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti për një periudhë të gjatë kohe kanë bashkëpunuar së bashku dhe kanë ndarë një miqësi të ngushtë mes tyre. Për çudinë e të gjithëve dyshja e njohur vitin e kaluar ndërpreu çdo lidhje me njëri-tjetrin duke hedhur dyshimet për një mosmarrëveshje mes tyre.

Prishja e marrëdhënies së tyre u përforcua edhe më shumë në momentin që Leonora nuk ishte pjesë e dasmës madhështore që Valdrini organizoi në Los Angeles, në shtator të vitit të kaluar.

Mirëpo me ardhjen në jetë të vajzës së stilistit të njohur, Leonora ka vendosur ta urojë nëpërmjet një postimi në Insta Story. Kjo foto sapo na tregoi se marrëdhënia mes dyshes së njohur është rregulluar dhe ata janë sërish miq.

Facebook Comments

MineralHygienics.com