November 26, 2024

Edmond Panariti: Subvencionet e fermerëve, po favorizohen të mëdhenjtë

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit.

“Bujqësia po përgatitet të financohet nga skema që nxjerrin jashtë loje femerët e vegjël e të mesëm, bujqit dhe blegtorët e varfër, të cilët kanë nevojë urgjente për mbështetje financiare. Fondet favorizojnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit dhe mesazhi që jepet është i qartë: të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjëlit. Ky konsiderohet edhe si qëndrimi i qartë i Qeverisë”, deklaroi deputeti Edmond Panariti gjatë një dalje për mediat

Ish-ministri i Bujqësisë bëri publik edhe propozimin e LSI-së sipas të cilit, “Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët dhe bujqit të shkojnë si mbështetje direkte për ta, ndërsa sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështet me kredi të favorshme, se për këtë qëllim Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH”. Ky model i përzgjedhur, sipas Panaritit nxit braktisjen e fshatit dhe të tokave bujqësore.

I gjithë reagimi qytetar dhe protestat e ditëve te fundit kundër tarifave, taksave dhe tatimeve, janë jo vetëm për opozitën, por mbi te gjitha për intelektualet e këtij vendi, profesionistët , sipërmarrësit e thjeshtë, shtresat në nevojë, pensionistët dëshmia më e qartë e një modeli te gabuar ekonomik te zhvillimit.

Dëshmia se si  një qark i shkurtër dhe i mbyllur klientele, zhvat dhe përdor fondet publike te krijuara nga taksat te cilat rëndojnë vetëm mbi shpinën e shtresave me te varfra dhe te diskriminuara të shoqërisë se këtij vendi. Ky model zhvillimi ka vetëm një rezultante, kolapsi ekonomik, polarizim, rritje te varfërisë, braktisje masive te vendit nga shqiptarët. Shqipëria renditet ne vendet e para për numrin e azil kërkuesve, por edhe te emigranteve qe duan te lënë shtetësinë shqiptare ne vendet ku emigrojnë.

Kjo ne vetvete flet shume qarte se për ku jemi drejtuar dhe se ku po përfundojmë . Bujqësia e cila është dega me e madhe prodhuese e ekonomisë së vendit, përgatitet të  financohet nga skema të cilat nxjerrin jashtë loje, fermerët e vegjël të mesëm, bujqit dhe blegtoret e varfër, të cilët ndodhen në nevojë urgjente për mbështetje me fonde  dhe favorizon vetëm te mëdhenjt dhe të fuqishmit.

Mesazhi qe jepet është qartë, të mëdhenjtë të gëlltisin te vegjlit , duke i shndërruar këta te fundit ne rastin me te mire ne punëtore me mëditje, sigurisht nëse latifondistët dhe landlordet e rinj do kenë nevojë për ti punësuar. Madje kjo ne qëndrimin zyrtar te qeverise konsiderohet edhe si mekanizmi I konsolidimit te tokës bujqësore dhe I zgjerimit të sipërfaqes.

Por nëse zgjerimi I tokës bujqësore dhe konsolidimi I sipërfaqeve të fragmentuara të bujqësisë shqiptare do të bëhet sipas këtij modeli duke hedhur në emigracion dhe në mjerim me qindra fermerë të vegjël dhe të pambrojtur atëherë ky model I konsolidimit të tokës bujqësore ne nuk na duhet.

Propozimi ynë është ky, fondet e mbështetjes financiare për fermerët blegtorët, bujqit  kalojnë si mbështetje direkte për ta. Ndërsa Sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështetet me kredi të favorshme, sepse për këtë qellim qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me Bankën Europiane për rindërtim dhe zhvillim duke vendosur në dispozicion një  fond garancie që kishte për qëllim sidomos mbështetjen me kredi të favorshme të sipërfaqes së mesme dhe të madhe.

Ndërsa fondet, grantet, paratë e dhuruara duhet të shkojnë vetëm për fermerët për bujqit e varfër të cilët kanë nevojë të qëndrojnë në këmbë në mënyrë që mos të braktisin bujqësinë, fshatin dhe vendin ku kanë lindur. Vetëm në këtë mënyrë ne do të krijojmë një substrat të një ekuilibri social I cili është prishur tashmë rëndë dhe po e çon vendin drejt një polarizimi të rrezikshëm.

Për sa i takon zgjerimit te sipërfaqes dhe luftës kundër fragmentimit të tokës, pozicioni ynë është shumë I qartë, kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkimit të fermerëve duke i mbështetur ata direkt me grante  dhe duke i orientuar drejt tregut në raport me kërkesat e këtij të fundit. Kjo nuk mund të bëhet duke i gëlltitur duke i asgjesuar ata në emër të zgjerimit të sipërfaqes sepse kjo do ta zbraste fshatin sikundër po ndodh dhe do ta linte bujqësinë vetëm në duart e një grupi oligarkësh apo latifondistë të cilët do të kontrollon prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e produkteve bujqësore dhe në këtë mënyrë bujqësia nuk do të rrezatonte zhvillim por do të hidhte në dëshpërim dhjeta , qindra familje të varfra të pambrojtura fermere.

Agjencia e Pagesave dhe Ministria e Bujqësisë te jene administrueset e vetme te fondeve te buxhetit për bujqësinë  dhe te Bashkimit Europian. Larg duart nga këto fonde te OJQ-ve të cilat po I shikojmë tashmë të jenë prezente nëpër korridoret e Ministrisë  së bujqësisë dhe qe janë në konflikt te hapur interesi për përdorimin e këtyre fondeve të alokuara nga BE, dhe nga Ministria e Bujqësisë për mbështetjen e fermerëve.

Vetëm fermerët dhe sipërmarrësit duhet të jenë përfituesit e këtyre fondeve të cilat janë të alokuara dhe të destinuara vetëm për ta. Është koha të reflektohet sa më parë dhe sa më shpejt në mënyrë që ti jepet fund këtij modeli i cili jo vetëm nuk nxit zhvillimin e bujqësisë por përkundrazi nxit braktisjen e fshatit, të tokave bujqësore dhe hedh në mjerim me dhjetëra  qindra familje të vogla fetë cilat shpresojnë me të drejtë nga mbështetja e shteti me fonde për ta dhe nga përfitimi I fondeve të alokuara nga BE vetëm për ta.

Facebook Comments

MineralHygienics.com