Vajza 5-vjeçare e nje emigranti shqiptar ndërroi jetë në rrethana misterioze në Messina të Italisë, ndërkohë që ishte në një festë.
E vogla, me baba shqiptar dhe nënë italiane, sipas mediave fqinje po luante me fëmijët e tjerë kur u ndje keq. Ajo u zbeh dhe pak minuta më vonë ndërroi jetë.
Edhe pse mjeket u perpoqen shume perkunder ndihmës së dhënë nga shërbimet e emergjencës, 5-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.
Prokuroria e Messinës ka nisur një hetim për shkaqet që çuan në vdekjen e të miturës. Pritet që autoritetet italiane të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkakun.