Humb jetën në spital Shkëlqim Plaku, 50 vjeçari që mbëti i plagosur ditën e djeshme si pasojë e shpërthimit në një Fast Food në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës ndërsa 24 orë më vonë, pronari nuk ka arritur që të mbijetojë.
Si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nga shpërthimi 50-vjeçari humbi jetën në spitalin ushtarak në Tiranë.
Sipas hetimeve paraprake të ekspertëve të policisë dhe zjarrfikëseve, shkak i ngjarjes dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit.
Ngjarja u ndoq me vëmendje nga policia pasi shpërthimi ndodhi fare pak metra përballë ambasadës ruse në Tiranë.