Më shume se e rende ka qene ngjarja e ndodhur naten e kaluar ne Fier ku tre persona gjeten vdekjen nga aksidenti rrugor.
Viktime bashke me dy te tjeret mbeti edhte shtetasja franceze Nazia Ahamout. Ne daten 6 mars të këtij viti në profilin e saj në Facebook, Nazia Ahamout kishte postuar një foto të makines me të cilen vetëm një muaj më pas do i merrte jetën.
Automjeti Suzuki me targë, IHZ 1755 mësohet se është blerë një muaj më parë nga Nazia dhe i fejuari i saj shqiptar, të mbetur viktimë të aksidentit të rëndë të mëngjesit të sotëm.
34-vjeçarja Nazia Ahamout ishte shtetase franceze por që jetonte në Greqi bashkë me të fejuarin ndersa kishin ardhur ne Shqiperi per shkak te nje dasme ne fisin e shqiptarit me te cilin jetonte francezja.