Miriam Cani kujdeset që vazhdimisht të ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale foto nga momentet e bukura që kalon me vogëlushen e saj Ameli.
Sot këngëtarja simpatike ka postuar në Instagram dy foto me të voglën Ameli, e cila tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë. Dy vajzat shfaqen të kapura dorë për dore teksa po bëjnë një shëtitje së bashku.
Ameli është rritur aq shumë saqë ngjan si kopja identike e mamit. Ndjekësit e Mirimit në Instagram kanë nxituar t’i komplimentojnë dy vajzat dhe kanë vënë në dukje se ato ngjajnë si dy shoqe.