November 26, 2024

SHBA thirrje të fortë Rusisë

SHBA i bëjnë thirrje Rusisë që të mos mbështetsë qeverinë siriane, por t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar sulmet me armë kimike.

“Me mbështetjen e saj të palëkundur për regjimin sirian, Rusisë i bie përgjegjësia për këto sulme brutale që kanë në shenjestër civilë të panumërt dhe që po mbysin komunitetet më të pambrojtura siriane me armë kimike”, thuhet në deklaratën e Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Heather Nauert.

Kryengritësit në Siri thonë se forcat qeveritare hodhën bomba me kimikate helmuese dje në spitalin në Douma në Siri, duke vrarë dhjetëra vetë. Ndërkohë që media shtetërore siriane i hodhi poshtë pretendimet e kryengritësve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com