November 26, 2024

Me ardhjen në jetë të fëmijës së tretë, princesha Charlotte do të futet në histori!

Princesha e vogël Charlotte është fëmija i dytë i Princ William-it, Dukës së Cambridge-it, dhe Kate Middleton. Më parë, me ardhjen në jetë të një vëllai të vogël, motra pësonte një situatë aspak të këndshme; renditja e saj në “Succession to the Crown” ndryshonte, sepse vëllezërit kishin prioritet.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ndryshuar në vitin 2013, çdo fëmijë mashkull i lindur pas tetorit të 2011-ës, nuk do të lëvizë motrat nga radha për trashëgiminë e fronit.

Pra, froni mbretëror nuk varet nga gjinia; princesha Charlotte ka po aq të drejta sa fëmijët e tjerë të dukeshës dhe dukës së Cambridge-it. Siç duket edhe në foto, ajo është e katërta në radhë për trashëgiminë e fronit dhe kështu do të vazhdojë të qëndrojë. Edhe nëse fëmija i tretë i çiftit do të jetë djalë, asgjë s’do të ndryshojë që tani e tutje.

Prince William dhe Kate janë prindër të dy fëmijëve, princit George dhe princeshës Charlotte, ndërsa së shpejti një bebush tjetër do t’i shtohet familjes mbretërore, pasi Kate është në javët e fundit të shtatzënisë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com