November 26, 2024

Këngëtarja nënshkruan kontratë me ‘Universal Music’

Nuk e kishte menduar kurrë, që kënga ‘Nëntori’, do t’i jepte asaj një famë ndërkombëtare. Ndonëse ende e re në moshë, Arilena ia ka dalë të depërtojë në tregun botëror. Kënga e saj më e fundit ‘Last train to Paris’ me reperin rus KDDK, ndonëse nuk është shoqëruar nga një klip është shndërruar në një nga këngët më të pëlqyera në Bullgari dhe ndër më të dëgjuarat në radio.

Vizita e saj në Los Angeles muajin e kaluar, nuk paska patur për qëllim vetëm shkrepjet me fotografin Fadil Berisha. Burime për “Jo Vetëm Modë”, zbulojnë arsyen e vërtetë të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara. Arilena, sapo ka firmosur me një prej shtëpive më të mëdha diskografike, Universal Music. Arila po punon për disa këngë të reja më dy këngëtarë shmë të njohur, që për momentin emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com