Pep Guardiola dihet se është një nga ata trajnerë që i admiron mesfushorët dhe stilin e tij të lojës dhe të ekipeve të tij e bazon pikërisht te mesfusha.
Për këtë arsye Don Balon në Spanjë shkruan se tekniku i Manchester City-t është gati të japë deri në 200 milionë euro për Sergio Busquests të Barcelonës.
Një shifër e ‘çmendur’ për një lojtar që tashmë i ka kaluar të 30-at. Por spanjolli do e ketë të vështirë të largohet nga Katalonja pasi aty ka kaluar gjithë karrierën e tij dhe është një idhull i tifozerisë, por tashmë pas një periudhe ku ka fituar gjithçka me blaugranat, spanjolli mund të mendojë për një aventurë të re në karrierën e tij.