December 23, 2024

Atak kardiak çiklistit gjatë garës

Në garën klasike të sportit të çiklizmit, në Paris-Roubaix, pak çaste më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur organizatorët por jo vetëm. Çiklisti 23-vjeçar belg i ekipit Verandas, Michael Goolaerts, papritur është rrëzuar në tokë gjatë kohës që po pedalonte.

Sipas mediave franceze belgu ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës që po garonte në pjesën me kalldrëm.

Ndërhyrja e ambulancës dhe stafit mjekësor ka qenë e menjëhershme dhe çiklistit iu bë masazhi kardiak në moment dhe më pas u transportua me urgjencë me një helikopter në spitalin. Pamjet janë transmetuar “live” dhe kanë shokuar të gjithë, ndërkohë që ende nuk ka një informacion për gjendjen shëndetësore të çiklistit. Por menaxheri i skuadrës ka thënë se bëhet fjalë për një atak kardiak dhe humbje e përkohshme e ndjenjave.

Facebook Comments

MineralHygienics.com