Modelja shqiptare, Oriola Marashi është shprehur se nuk e pëlqen aspak muzikën që bën një ndër këngëtaret më të pëlqyera në SHBA për momentin.
Modelja shkon deri aty sa e quan “m*t” muzikën e Cardi B. Sipas Oriolës, reperja amerikane bën një muzikë për njerëzit e shurdhër.
“Kjo muzikë është m*t. Më fal Cardi B. Ti je zbavitëse, unë të dua, por po bën muzikë për njerëzit e shurdhër”.
Oriola ka studiuar për muzikë dhe shumë shpejt pritet të vijë me një projekt të ri nën siglën e OTR, grupit muzikor ku bën pjesë.
Ndërkohë, Cardi B ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë albumin e saj më të ri “Invasion of Privacy”, i cili është cilësuar si albumi më i mirë i javës.