Gjykata e Beratit lë në burg shtetasin Fatmir Cenaj te akuzuar per vrasje. Sipas prokurorise, mesohet se 58 vjeçari akuzohet se qëlloi me armë zjarri, bashkëfshatarin e tij, ish kryetarin e fshatit, Rehovë, Jonuz Banaj, i cili nderoi jetë në spitalin Ushtarak.
Kryesuesja e trupit gjykues Lutfije Celaj, në seancën e zhvilluar paraditen e sotme, e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e të akuzuarit dhe caktoi masën e “arrestit me burg” për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
I akuzuari mësohet se ka shprehur pendim gjatë seancës së masës së sigurisë dhe në gjendje tepër të rëndë psikologjike ka kërkuar falje.
Krimi ndodhi më 3 prill 2018, në fshatin Rehovë të Poliçanit. Shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç qëlloi me automatik për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit Jonuz Banaj.
Ky i fundit u transportua me helikopter në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Autori u arrestua në pak kohë pasi ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.