Mbrëmjen e djeshme u shfaq në ekranin e “Vizion Plus” nata e tretë e spektaklit të kërcimit, “Dancing with the stars”. Prej disa vitesh ky spektakël ka qenë nën drejtimin e Amarda Toskës, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera në këtë rol është ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi.
Bukuroshja shqiptare prej pak kohësh është vendosur në Tiranë, ku ka marrë përsipër një detyrë sa të bukur edhe të vështirë.
Në një intervistë për emisionin “Lartë e poshtë”, Almeda e ka cilësuar këtë një eksperiencë të bukur, por nuk ka nguruar të shprehë edhe simpatinë e saj për prezantuesen Amarda Toska.
“Edhe pse nuk e njoh më ka ndihmuar shumë, sepse për një muaj rresht kam parë vetëm Amin në internet. E falënderoj nëpërmjet kësaj interviste, edhe pse nuk njihemi personalisht mendoj që Ami është shumë e zonja. Veç kësaj më pëlqen shumë edhe si pamje sepse i shkon shumë skenës. Më pëlqen gjithashtu edhe mënyra se si prezanton”, është shprehur Almeda.
Ami ndërkohë që po shijon ardhjen në jetë të vajzës saj, nuk ka ngurruar t’i urojë suksese produksionit të “Dancing with the stars” dhe prezantueses Almeda Abazi me nisjen e këtij spektakli.