Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv ku ka deklaruar se ka forca të jashtme të cilat duan destabilizimin e vendit tonë.
“Për të destabilizuar vendin padyshim që ka interesa, që do dëshironin të krijonin destabilitet brenda dhe jashtë vendit. Padyshim edhe nga jashtë. Kemi informacione. Ka pasur një rrezik të shtuar në javët që lamë pas, forcat e policisë, agjencitë ligjzbatuese në vend, shërbimi sekret, agjencitë partnere kanë përballuar më së miri disa ngjarje që nëse do ndodhin do kishin pasoja.”- u shpreh Xhafaj i cili nuk pranoi të komentoj më tej deklaratën e tij, duke thënë se për momentin mjafton aq sa tha.