January 24, 2025

Vokshi: Nuk u ndihmua se është kundër qeverisë

Gazetari i njohur Ismet Drishti, pronar i i televizionit “Zjarr Tv” u sulmua nga disa persona të pa identifikuar.

Në rrëfimin e tij, ai tha se kanë qenë 15 veta me kapuçë dhe maska të cilët fillimisht kanë sulmuar televizionin e tij dhe më pas vetë atë.

Pas rrëfimit të Drishtit, ka reaguar deputetja e PD-së Albana Vokshi e cila hedh akuza ndaj policisë pasi sipas saj nuk i kanë ardhur në ndihmë në kohë. Sipas Vokshit, asnjë hetim nuk është kryer edhe për sulmin që iu bë televizonit “Zjarr Tv”, pasi Drishti njihet si kritik i qeverisë.

Reagimi i plotë:

Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.

Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresirët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit Zjarr u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.

Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.

Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin ndaj gazetarit Drishti dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrinet kritike ndaj qeverisë.

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolutë parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com