Disa muaj më parë në zonën D të minierës së Bulqizës toka rrëshkiti dhe mori me vete një godinë e cila funksiononte si hapësira e pushimit të punëtorëve si edhe një minibus.
Këtë herë fatmirësisht nuk ka patur dëmtime të tjera përveç rrugës në të cilën është krijuar një gropë e madhe. Momentalisht gropa është rrethuar dhe janë vendosur tabelat e nevojshme për të shmangur lëvizjet.
Ekspertët dyshojnë se shkaqet e fundosjes së tokës janë germimet nga firmat private të kromit të cilat vazhdojnë punën pa u bazuar në kritere të përcaktuara nga ekspertët. Kjo pikë, sipas ekspertëve, vë në rrezik jetët e punonjësve të seleksionuesve të kromit pasi deri më tani është fundosur tre herë.