November 26, 2024

Vitore Tusha, gjyqtarja e parë që kalon vettingun në Shqipëri

Ashtu sic ishte parashikuar qe prej dites se djeshme, Gjyqtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha, kaloi vetingun, pasi ka rezultuar e rregullt sa i takon pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin, sipas të cilit gjyqtarja Tusha mund të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë.

Vitore Tusha është gjyqtarja e tretë që i nënshtrohet vettingut pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos te cilet deshtuan ta kalojne procesin.

Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dhe u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo u shkarkua nga detyra pasi dispononte pasuri të pajustifikuar.

Vitore Tusha eshte gjyqtarja e pare qe kalon vettingun ne Shqiperi pas paralajmerimeve se nje pjese e madhe e gjyqtareve dhe prokuroreve qe jane pjese e sistemit nuk do ta kalojne dot kete proces.

Facebook Comments

MineralHygienics.com