Deri më sot, nuk ka dalë asnjë që të ketë vilën dhe shtëpinë më të bukur sesa djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Me të vërtetë, vila e Shkelzen Berishës, ku jeton me Armina Mevlanin, është një pallat mbretëror. Vila e tyre ndodhet pranë vilës së Samir Manes dhe është vila e vetme, që e konkurron atë të Manes. Ndërsa vite më parë dolën dokumentet se kjo vilë i përket Shkëlzen Berishës, por djali i Berishës deklaroi se kjo shtëpi është me qira dhe këtë e vërtetonte bashkë me një dokument, ku thuhet se qiraja kushton 2 mijë euro.
Sipas gazetës Tema, në një shkrim të botuar para pak kohësh, vila, e cila ka përmasat e një kështjelle, ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën. Kjo është një nga shtëpitë e 39-vjeçarit Shkëlzen Berisha. Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri. “Letrat” flasin për qera, diçka mbi 2000 euro në muaj. Nuk dihen sesi i ka siguruar kaq shumë të ardhura Shkelzeni për të përballuar këtë vilë, me qira dhe aq më tepër nëse e ka të blerë. ‘Në 2007 ai thoshte se jetonte në një banesë në Tiranë kundrejt qirasë dhe kësaj here krahas fitimeve nga studio e konsulencës ligjore, shtoi të ardhurat nga puna si drejtues i zyrës juridike në një kompani që iu shit turqve. Një vit më vonë ai do të deklaronte një rritje të ndjeshme të të ardhurave. Kështu, vit pas viti, deklarimi i pasurisë shënoi shifra të reja’’-shkruante gazeta Tema.
Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth dy milionë euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.