Kryetari i opozitës Lulzim Basha, reagoi ne nje deklarate per mediat pasi kryeministri Edi Rama tha se nuk do të vendoset tarifa në Rrugën e Kombit, pa u zgjidhur problemin me banorët e Kukësit
“Edi Rama duhet ta heqë taksën e rrugës së Kombit tërësisht, për çdo shqiptar dhe është një taksë e dyfishtë. Edi Rama po përpiqet të blejë kohë sepse është nën presion me qytetarëve. Jemi këtu për të kërkuar lirimin e të arrestuarve ti jepet fund një regjimi të politizuar.
Reagimet e Ramës janë të pabesueshme dhe nuk zgjidhin thelbin e problemit të parë. Taksa të anulohet plotësisht. Të arrestuarit duhet të lirohen duhet të marrë fund ky shtet që arreston popullin” tha Basha.