December 25, 2024

Kafja shkakton kancer?

Një ligj i ri në Kaliforni detyron kompanitë që e prodhojnë dhe e shesin kafen të vendosin një paraljmërim në ambalazh se kafja mund të shkaktojë kancer. Pra pak a shumë si paketat e cigareve.

Por si qëndron e vërteta e kësaj sipas shkencës?

Në fakt shkenca ka të tjera sugjerime dhe disa nga studimet thonë se kafja mund të ndihmojë shëndetin.

“Minimumi, kafja është neutrale. Madje, ekszitojnë të dhëna për përfitimet e kafes kundër kancerit”, shprehet Dr. Edëard Giovannucci, ekspert i ushqyerjes tek Shëndeti Publik i Shkollës së Harvardit.

Agjencia e Kancerit tek Organizata Botërore e Shëndetësisë, dy viet më parë hoqi kafen nga lista e karcinogjeneve të mundshme. Problemi nuk qëndron tek kafja, por tek një përbërës i quajtur acrylamide (ah-KRILL-ah-mide) që prodhohet kur piqen bathët. Agjencitë shtetërore e kanë konsideruar këtë kimikat karcenogjen duke u bazuar tek kërkimet e kryera tek kafshët.

Ky kimikat absorbohet ndryshe nga njerëzit dhe kafshët, prandaj lidhja e tij me njerëzit nuk dihet. Një studim i kryer në vitin 2016 nga 23 shkencëtarë të rekrutuar nga OBSH zbuloi se kafja nuk shkakton kancer të gjirit, prostates ose pankreasit, madje mund të ulë rrezikun për kancerin e mëlçisë dhe mitrës. Të dhënat ishin të pamjaftueshme për të përcaktuar efektin e saj tek dhjetra llojet e tjera të kancerit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com