December 23, 2024

Humbi jetën disa orë pasi fitoi ndeshjen, boksieri i shpëton jetën 7 personave

Boksieri Scott Westgarth që humbi jetën pak kohë mbasi fitoi titullin gjatë ndeshjes së boksit ka shpëtuar jetën e 7 personave të tjerë.

31-vjeçari para se të vdiste vendosi t’ia dhurojë organet e tij njerëzve që kishin nevojë. Westgarth mendohet se pësoi gjakderdhje në tru gjatë një ndeshje në tru por arriti që ta mbajë veten deri pas intervistave të mbrëmjes, ku edhe humbi ndjenjat. Ai u dërgua menjëherë në spital atë natë por tragjikisht humbi jetën një ditë pas ndeshjes.

Nëna e tij Rebecca zbuloi me krenari se boksieri vendosi që ti ndihmonte njerëzit deri në fund. Ajo shtoi se djali i saj i ndihmonte shumë të varfërit dhe bënte gjithçka për ata që kishin nevojë. Rebecca në spital zbuloi se 31-vjeçari e kishte vendosur emrin e tij në listën e donatorëve të organeve tri herë. Ndërsa u ul pranë tij në spital, 58-vjeçarja mendoi se kushdo që do ta merrte zemrën e tij do të ishte person me fat.
Organet e boksierit kishin arritur që të shpëtonin jetën e 7 personave.

Facebook Comments

MineralHygienics.com