December 25, 2024

3 numrat kyç për shëndetin e zemrës

I dini numrat e shëndetit të zemrës që mund t’ju shpëtojnë jetën? Ka 3 numrat kyç që duhet t’i dini.

Tensioni i gjakut

Nivelet e kolesterolit

Perimetri i belit

Që këto numra të jenë në nivelet normale, duhet patjetër të bëni një stil jetese të shëndetshme – të ushqeheni shëndetshëm, të stëviteni rregullisht dhe të shmangni pirjen e duhanit.

Ja kur mund të konsiderohen normale nivelet e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe perimetri i belit?

Tensioni i gjakut: Kyç për shëndetin e zemrës

Tensioni i gjakut konsiston në dy numra. Tensioni sistolik mat presionin e gjakut në muret arteriale kur zemra pompon gjak gjatë një rrahje zemre, ndërsa tensioni diastolik mat të njëjtin presion mes rrahjeve të zemrës, kur zemra bmushet me gjak. Të dyja këto numra janë të rëndësishme.

Nivelet normale të tensionit të gjakut janë 120/80.

Pre-hipertnesioni është 120 deri 139 (sistolik) dhe 80 deri 89 (diastolik).

Hipertension (tensioni i lartë i gjakut) është 140 ose më lartë (sistolik) dhe 90 ose më lartë (diastolik).

Facebook Comments

MineralHygienics.com