Xhelal Mziu dhe Gent Strazimiri janë përplasur ashpër fizikisht dhe verbalisht në mbledhjen e Partisë Demokratike.
Mësohet se gjatë takimit të Lulzim Bashës me krerët e PD në grupe, deputeti Gent Strazimiri është çuar dhe ka shkuar pranë kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu duke i kërkuar se sa persona mund të sillte në protestë.
Por tonet e ashpra kanë bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Mziu i është kthyer keq duke i thënë “Mos ma ngre zërin mua” dhe në këtë moment i ka gjuajtur me kokë. Mësohet se edhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar Strazimirit të ulë tonet, por ky i fundit ka vijuar me ofendime derisa situata ka degjeneruar në dhunë fizike.
Deputetët dhe krerët e PD të pranishëm kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.