May 7, 2026

Grida Duma: Protestat në Kukës do ndodhin në gjithë Shqipërinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma shprehet se përplasja që ndodhi në Rrugën e Kombit, do të ndodhë në gjithë Shqipërinë nëse qeveria aplikon taksa edhe në rrugë të tjera.

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Ora News, Duma tha se mosbindja civile i përgjigjet realitetit të shqiptarëve që e kanë të pamundur të paguajnë taksa.

“Mosbindja civile i përgjigjet realitetit të shqiptarëve, sepse nuk kanë me çfarë ta paguajnë. 10 euro mes Shqipërisë dhe Kosovës është një çarje ekonomike. Sot ne jemi informuar që do të ketë një kosto për të gjitha rrugët nacionale dhe ajo që ndodhi në Kukës është një llogjikë që duhet dhe do të ndodhë në mbrë Shqipërinë”, u shpreh Duma.

Facebook Comments

MineralHygienics.com