May 7, 2026

Gjyqtarja Vitore Tusha përballet me vettingun dhe i bën ballë

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha eshte përballur sot me procesin e rivlerësimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit nisi në orën 10:00 ku gjyqtarja Vitore Tusha u mbrojt nga avokati Arben Llanaj.

Ne seance eshte paraqitur nje raport i ILKDP ku thuhet se nuk ka fshehje pasurie, ndersa DSIK ka theksuar se Tusha eshte e përshtatshme për vazhdimin e punës

“Pas administrimit te informacionit, deklarimi eshte i sakte dhe ne perputhje me ligjin. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim te rreme, nuk ka konflikt te interesit”, ka thene relatorja e ceshtjes ne seance.

Sipas te dhenave qe u bene publike ne seance, pas kontrollit te KPK pasuria eshte: Apartament banimi 3+1 me vlere 3.6 mln, eshte rivleresuar ne 16.4 mln. Toke are 500 m2 ne Farke ne 2007 ne vleren 4 mln. Apartament duplex me vlere 59 mije euro, ka pa pa likujduar 15 mije euro… Truall ne Lalz.

Pasi pretendimeve dhe kerkesave të palëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq për vendim i cili do të bëhet publik të enjten në orën 09:00.

Facebook Comments

MineralHygienics.com