Ndërsa në Gjykatën e Tiranës zhvillohej seanca për masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar në Kukës, kryeministri Edi Rama është fotografuar paraditen e të mërkurës në kafe me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn. Ne gjykate sot ka pasur perplasje mes policise dhe deputeteve te PD dhe i gjakosur ka mbetur Edmond Spaho.
Në këtë takim ai shoqërohej nga kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Rama nuk ka komentuar së fundmi situatën me protestuesit, për të cilët qytetarë të shumtë kanë protestuar ditët e fundit po ashtu edhe opozita ka kërkuar që të lirohen.