November 24, 2024

Shteti ofron 15 MILIONË LEKË kur të mbushni 25 vjeç

Britania e Madhe prej kohësh ka qenë një tokë e ëndërruar për shumë të rinj nga Europa dhe më gjerë për shkak të mundësive që ofron gadishulli.

Megjithatë, propozimi i fundit nga Institute for Public Policy Research (IPPR) me qëllim luftën ndaj pabarazisë do ju bëjë që të keni më shumë arsye për t’ju drejtuar Britanisë nëse ende nuk keni mbushur 25 vjeç.

Britanikët propozojnë që do t’i jepen 10 mijë paund, apo 15 milionë lekë, kujtdo që mbush 25-vjeç.

IPPR-ja ka synim që nëpërmjet taksave dhe shitjeve të pasurive të ndryshme, Britania e Madhe të krijojë një fond prej 186.000 paundësh deri në vitin 2030.

Ky xhep i veçantë fondi do jetë në dispozicion të të rinjve, për t’u hapur atyre mundësi dhe rrugë të reja për të ardhmen e tyre.

Pra, e kuptuat mirë: nëse ky propozim miratohet, atëherë çdo i ri do festojë 25-vjetorin me 10 mijë paund në llogarinë e tij.

Facebook Comments

MineralHygienics.com