Edhe pse ishte njoftuar se ditën e sotme 23 qytetaret nga Kukesi te arrestuar pas protestës kundër taksës për rrugën e Kombit do dilnin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.
Gjykata ka vendosur që seanca për ata të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
Mesohet se ka qene prokuroria e Kukesit ajo qe ka dorezuar ne gjykate dokumentacionin me akuzat e perpiluara per secilin prej te arrestuarve. Prokuroria i dorezoi dosjet ne gjykate paraditen e sotme ndersa ka qene gjykata qe ka vendosur zhvillimin e seancave diten e neserme.
Te gjithe personat e arrestuar nga aksioni i forcave speciale ne Kukes, akuzohen per shkaterim prone me zjarr si dhe per kundershtim e goditje te forcave te policise ne protesten e mbajtur ne rrugen e Kombit me 31 mars.