Reperi i hitit “Bonu gati”, Blasta është i shumë komentuar në showbiz, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe jetën private ku vitin e kaluar pushtoi portalet lajmi se ai ishte i martuar.
Ishte partnerja e tij që publikoi një foto ku shkruante se ata kishin bërë 1 vit martesë ndërsa kishte ndryshuar mbiemrin në Facebook dhe kishte vendosur unazë.
Në një intervistë për “Mirage” pak kohë më parë Blasta e mohoi që kjo të ishte e vërtetë duke u shprehur se është beqar.
Mirëpo “lajmi.net” shkruan se nuk ka më dyshime se reperi është i martuar duke qenë se ai mban në gisht unazën e martesës.
Bëhet e ditur se bashkëshortja e tij jeton në Londër, aty ku reperi po qëndron prej disa javësh.