Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka dale ne nje deklarate per median ne lidhje me ceshtjen e pageses per kalimin ne rrugen e Kombit. Ai tha të martën se personat e ndaluar pas protestës ë dhunshme në Rrugën e Kombit ishin me precedentë penalë ndërsa dëmi i shkaktuar ndaj kompanisë private, por që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, arrinte në disa miliona euro.
“Njerëzit e ndaluar nga policia janë me të shkuar kriminalë, me precedentë penalë që s’kanë asnjë lidhje me protestën për tarifën e shërbimit të një rruge, por thjeshtë janë të nxitur dhe manipuluar politikisht nga ata të cilët nuk erdhën dot në pushtet me votë, por kanë gjetur mënyra për gjoja të destabilizuar vendin me shpresën se do të kenë mundësi në pushtet.”, tha Ministri.
Sipas Gjiknurit kostoja e dëmeve të shakaktuara në stacionin e tollimit eshte miliona euro dhe eshte e gjitha ne arken e shtetit.
“Shumë shpejt do të kemi edhe shifrën finale të dëmit, por nga një vlerësim paraprak del se dëmi është disa miliona euro”, tha Gjiknuri.