November 26, 2024

“E kam shtëpinë 20 metra larg traut, paguaj 10 euro për të cuar fëmijën në spital”

Banoret e Kukesit vazhdojne te shorehen qartazi kunder takses per kalimin ne rrugen e Kombit.

Gjate protestes se mbajtur ne ambientet jashte drejtorise se policise se Tiranes, ku mbahen 23 personat e arrestuar pas protestes se 31 marsit ne rrugen e Kombit, banoret kane dhene deshmi te ndryshme per faktin pse jane kunder tarifes se vendosur per kalimin ne rrugen e kombit.

Nje prej banoreve qe thote se e ka shtepine prane zones se traut te vendosur per mbledhjen e tarifes, ka shpjeguar nga protesta se i duhet te paguaje 10 euro edhe kur dergon femijen ne spital.

“Dëshmia rrënqethëse e qytetarit nga Kukësi: “E kam shtëpinë 20 metra larg trarit dhe për të çuar fëmijën për ti bërë një gjilpërë në spitalin e Kukësit më duhet të paguaj 10 euro tarifën e qeverisë”-shkruan PD ne faqen e saj zyrtare.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com