Modelja shqiptare Trejsi Sejdini, zgjodhi për të kërcyer në emisionin ‘Procesi Sportiv’, në Top Channel me ish arbitrin Lorenc Jeminin.
Zgjedhjen e saj ajo e shpjegoi me ngjyrën e kuqe të kollares.
Jemini ka vënë kollare të kuqe dhe është një shprehje, që ‘e kuqja tërbon edhe demin’, ndaj zgjodha atë”, tha me humor 17-vjeçarja.
Trejsi u bë e famshme në një video të publikuar rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke goditur një djalë.