November 26, 2024

Protestë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve në Kukës

Dhjetera qytetarë dhe të afërm të 23 të arrestuarve pas protestës së të shtunës në Kalimash, janë mbledhur mëngjesin e së hënës para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku po mbahen 13 prej të arrestuarve.

Ne proteste kane shkuare dhe deputetet e opozites. Pjesëmarrësit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të arrestuar.

“Këtu dhe në komisariatet e Tiranës janë 23 të arrestuarit. Ata që kanë qenë të sëmurë vazhdojnë të marrin kujdesin shëndetësor.

Këtu nuk bëhet fjalë për rregulla dhe ligje. Ka pasur një akord mes qeverisë dhe protestuesve, që të pezullohej protesta në rrugën e kombit dhe të mos arrestoheshin njerëz.

Të hyhej në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje. Por qeveria e theu këtë akord të vendosur mes palëve dhe i arrestoi gjatë natës 23 protestues. Kjo protestë do të vazhdojë deri në lirimin e personave të protestuesve”, tha nënkryetari i PD-së Edmond Spaho.

Facebook Comments

MineralHygienics.com