November 26, 2024

Policia e Tiranës arreston edhe ata që kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Policia e Tiranës ka proceduar 8 persona, të cilët po kërkojnë lirimin e të afërmëve të tyre të arrestuar në Kukës për protestën në Rrugën e Kombit. Akuza ndaj tyre është organizim proteste të paligjshme, pasi ata kanë bllokuar hyrjen e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Policia i ka spostuar disa herë nga trotuari në rrugë, por ata nuk janë larguar pavarësisht paralajmërimeve.

23 persona nga Kukësi ndodhen të dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës të akuzuar për vandalizëm dhe nesër pritet t’u jepen masat e sigurisë nga Gjykata.

Familjarët e tyre, që nga dita e djeshme dhe sot kanë bërë thirrje para Drejtorisë së Policisë të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të arrestuarit janë:

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani,  60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28  vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në  Kukës.
-Ardit  Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Të shpallur në kërkim janë 44 të tjerë:

Njofton syri.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com