November 26, 2024

Këngëtarja shqiptare sërish pranë biznemenit të pasur

Tashmë prej kohësh këngëtarja Anjeza Branka ka mbajtur një profil më të ulët në media, duke mos qenë shumë aktive.

Por teksa postoi disa fotografi me një biznesmen shqiptar që jeton jashtë vendit, të gjithë kanë plasur në urime për “ciftin” e ri.

“Zgjohesh nga gjumi i drekës dhe shikon në telefon plot urime. Je fejuar? Po mua pse nuk me ke ftuar? Etj. Njerëz të mirë, më lini ju lutem në rehatinë time, as nuk jam fejuar, as nuk jam martuar.

Ndihem mirë dhe jam e lumtur me jetën time. Flm për mirëkuptimin. Ju do fort Anjeza. Ps, dhe ju që ofendoni e shani me fjalor magjik ju uroj suksese në jetë. Paqe, gëzuar!” – ka shkruar Anjeza e cila e ka mohuar të jetë fejuar.

Mirëpo, ditën e sotme Anjeza publikoi në Instastory një foto me të njëjtin djalë. Edhe pse jo të fejuar, duket se ata kalojnë shumë kohë bashkë.

“Duke ndarë tokat”- ka shkruar me humor këngëtarja.

Facebook Comments

MineralHygienics.com