Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në muajt e saj më të ëmbël. Xhensila së shpejti pret të bëhet nënë e një vajze dhe ndërkohë ka ndarë me fansat e saj një foto pa make up.
Ajo gjatë gjithë kohës ka preferuar që krah fotove ku shfaqet super e grimuar të tregojë për ndjekësit e saj se si duket me pamje natyrale.
Publikimi më i fundit ka tërhequr dhe vëmendjen e këngëtares tjetër Greta Koçi.
‘Ke qenë e bukur por tani je bërë një mega yll. Të dua dritë’ ka komentuar këngëtarja plot dashuri në foton e Xhensilës, në të cilën duhet pranuar se ka marrë një nur nga muajt e shtatzënisë shkruan ekspress.
‘O shpirt sa shumë që më ka marrë malli. Të dua’ ja ka kthyer Xhensila duke lënë të kuptohet se vajzat e njohura të ekranit kanë kohë që nuk shihen.