Vajza shkoi në dhomën e saj dhe nisi të qante duke shtrënguar foton me nënën e saj, e cila kishte ndërruar jetë. Pas pak minutash vjen i ati i saj dhe i zgjat paratë që ajo kërkoi. Vajza e vogël shkoi tek sirtari ku mbante kursimet, nxori 50$ të tjera që i kishte mbledhur vetë dhe ia zgjati të atit duke i thënë: “Po të jap 100$ që të kalosh një orë me mua. Hajde shpejt në mbrëmje që ta hamë darkën bashkë”. Aty i ati e kuptoi gjithë situatën dhe nisi të qante duke e përqafuar fort vajzën e tij”. Ndoshta kjo histori është një trillim. Ndoshta është edhe e vërtetë, shumë prej jush mund ta kenë lexuar gjithandej, por thelbi nuk qëndron tek vërtetësia e saj, por tek mesazhi universal që përcjell. Ne mund të humbasim një punë dhe mungesa jonë në atë kompani do të zëvendësohet brenda ditësh, por nëse humbasim dashurinë e të afërmve tanë, asgjë nuk mund ta kthejë këtë gjë mbrapsht. Unë dua që sot të reflektosh dhe të kalosh më shumë kohë me ata që do dhe të duan. Mos u kap pas punës si gjëja më me vlerë që ekziston. Lekët dhe puna duhen, por dashuria duhet më tepër. Ti mund të kesh gjithë pasurinë e botës dhe asgjë nuk do ta ketë vlerën që ka dashuria. Do të ndihesh bosh, vetëm dhe pa asnjë person që të të qëndrojë pranë me këshillat dhe dashurinë e tij. Ndoshta vërtet vlerën e diçkaje e kuptojmë, atëherë kur e humbim atë gjë. Nëse ne rrethohemi nga dashuria, fillojmë ta marrim atë si të mirëqenë dhe mendojmë se do e kemi përgjithmonë. Nuk është aspak kështu. Dashuria është shumë e brishtë. Nëse ajo pëson zhgënjime të vazhdueshme, nëse ajo nuk ushqehet dita-ditës, fillon të zbehet dhe nuk ka gjë që ta kthejë mbrapsht ashtu siç ka qenë. Ndaj, mos e stërmundo veten aq shumë për të bërë pasuri në kurriz të humbjes së dashurisë. Sot të duket sikur po bën gjënë e duhur, por nesër ke për t’u penduar rëndë. Një parim i artë në mjekësi thotë se është shumë herë më mirë të parandalosh, se sa të mjekosh. Ky parim mund të përdoret mjaft mirë edhe në situatën, për të cilën po flasim. Është më mirë të mos punosh shumë sot për të fituar shumë, se sa të pasurohesh nesër dhe të shohësh që ke humbur dashurinë e të gjithë atyre që jepnin edhe jetën për ty./ Bota.al