Vetëm pak ditë më parë Luana u vu në vëmendjen e të gjithëve, teksa Mira Kazhani e ftuar në emisionin ‘Top Show Magzine” tha se Luanën nuk e ndjekin se është e suksesshme, por për shkak të hireve të saj.
Një deklaratë kjo që u kalua me sportivitet nga ana e Luanës. Ndërsa ditën e djeshme Luana postoi në “Instagram” një foto ku u shprehte dashurinë fansave të saj. Pikërisht në këtë foto komentoi edhe ish-moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, Kozeta Turishta e cila i thotë se njerëzit e duan dhe kanë interes për të edhe pse nuk e pranojnë.
Kozeta prej vitesh jeton në SHBA dhe me sa duket është një fanse e Luanës.
“Edhe ne të duam ty, dhe pse nuk e pranojmë me zë e figurë, por në heshtje të adhurojmë pafund për forcën dhe vendosmërinë për t’u bërë një super star dhe mundi e puna jote e palodhshme se përndryshe nuk t’i fal kush “1 milionë” dashamirës besnik”, komenton Kozeta në foton e moderatores simpatike.