December 25, 2024

Ja akullorja më e rrezikshme në botë, duhet të jeni mbi 18 vjeç për ta provuar atë

Kafeneja skoceze Aldwych dhe salla e akulloreve të tyre të njohura kanë vendosur t’u ofrojnë klientëve të tyre atë që ata e konsiderojnë si “akulloren më të rrezikshme në botë”.

Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për të arritur në një pozitë për të shijuar këtë akullore, ju duhet të keni një minimum prej 18 vjetësh.

Madje, edhe nëse e plotësoni këtë kusht, ju duhet të nënshkruani një deklaratë nëse diçka shkon keq pasi të provoni akulloren.

Duke nënshkruar dokumentin, ju pranoni rrezikun e lëndimeve fizike, sëmundjeve dhe humbjes së mundshme të jetës.

Kjo pasi që, akullorja në fjalë është 500 herë më shumë djegëse se sa salca më e mirë Tabasco.

Facebook Comments

MineralHygienics.com