Gjykata e Apelit ka vendosur masën e arrestit për Marjana Cmetën, vjehrrin e saj, hoxhën dhe një mikun e familjes.
Gjykata ka lënë në burg nusen e re e cila akuzohet se ka vrarë me helm vjehrrën e saj, një vit më parë.
Por janë lënë të lirë, 3 të arresturit e tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi.
Hoxha Hysen Shehu, vjehrri Agim Lami dhe kushëriri Arben Saliu janë liruar nga qelia, me detyrim paraqitje.
Marjana Cmetën, 21 vjeç, nëna e një foshnje akuzohet se një vit më parë helmoi për vdekje vjehrren e saj, Lirije Lami dhe krimin e rrëfeu tek hoxha e zonës.