December 26, 2024

Pilulat kontraceptive tani jo me perdorimi i tyre vetem nga femrat por edhe nga …

Për dekada me radhë, pilulat për kontrollin e lindjeve janë përdorur vetëm nga gratë. Sipas një studimi të ri, një pilulë për kontrollin e lindjeve për meshkujt, që është e sigurt dhe efikase njëherësh, mund të jetë në horizont, raporton CNN.

Rezultatet e studimit u prezantuan gjatë takimit vjetor të Shoqatës Endokrine, në Çikago. Shkencëtarët kanë zbuluar se pilula hormonale e propozuar, e quajtur undecanoate ose DMAU, ka ulur në mënyrë efikase nivelet e testosteronit dhe hormoneve të tjera përgjegjëse për prodhimin e spermës, pa shkaktuar asnjë efekt anësor.

“Qëllimi ynë dhe i çdokujt të përfshirë në këtë fushë, është të zhvillojmë një metodë për meshkujt që ka efekte anësore minimale, dhe graili i shenjtë do të jetë të zhvillojmë diçka që ka gjithashtu përfitime shëndetësore për meshkujt”, tha dr. Stephanie Page, endokrinolog tek Shkolla Mjekësore e Universitetit të Uashingtonit.

Për gratë ka një sërë opsionesh për kontrollin e lindjeve, si pilulat hormonale, injektimet dhe pajisje që vendosen brenda mitrës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com