Milena Harito ka drejtuar Ministrinë e Inovacionit në mandatin e parë të qeverisë Rama, por që nga mbyllja e institucionit, ajo i humbi pak nga vëmendja mediave shqiptare.
Sot ajo jeton në Francë ku i është përkushtuar karrierës së saj në degën e informatikës, pa harruar edhe marrëdhëniet e ngushta që Harito ka me Shqipërinë.
Me anë të një postimi në Twitter, ish ministrja ka treguar se është dekoruar nga qeveria franceze, ndërkohë që në sfondin e fotove duken qartë flamurët francez dhe ai shqiptar.