November 26, 2024

Evisa Preka: Jam e mbaruar

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik që ndodhi muajin e kaluar në Velipojë. Ajo humbi bashkëshortin bashkë me 3 fëmijët e saj, ndërsa dhimbja e shoqëron çdo ditë. Evisa sot do festonte ditëlindjen e vajzës, ndërsa me rastin e kësaj dite halla e fëmijëve, Gonxhe Preka ka bërë një status në Facebook.

“Festofsh me engjëjt ne mbretërinë e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaçurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niec”- ka shkruar Gonxhe Preka.

Por mes komenteve të shumta bie në sy, ai Evisës e cila ndihet e mbaruar për humbjen e bashkëshortit dhe 3 fëmijëve të saj.

“Engjëlli mamit, Ajseli shpirtit tim. Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to”- ka shkruar 37-vjecarja.

Facebook Comments

MineralHygienics.com