November 26, 2024

Doni te dini se kush jane katër pikëpyetjet e mëdha shkencore?

Ekzitenca e Krishtit vazhdon të mbetet një debat dhe zyrtarisht nuk pranohet jashtë rretheve fetare edhe pse ka të dhëna që e mbështesin, (p.sh historiani Flavio Josefo e përmend si një njeri real), nuk janë përpunuar mjaftueshëm. Duke pranuar se ka ekzistuar dhe ashtu siç tregojnë evangjelistët u kryqëzua. Çfarë dimë me saktësi për vdekjen e tij? A u gozhdua me të vërtetë? Vdiq nga hemorragjia apo i asfiskuar? Ja disa të dhëna historiografike dhe shkencore se si mund të ketë qenë vdekja e Jezusit.

LEXO EDHE:Reformë në Francë, shkolla fillon që në moshën 3-vjeçare
Kristianët e festojnë vdekjen e tij në Javën e Shenjtë, por dihet se data varion çdo vit. A është e mundur të llogaritet në cilën ditë konkrete vdiq Jezusi? Janë bërë shumë përpjekje dhe janë marrë shumë data, por hipoteza më e arsyeshme bazohet tek Bibla e Xhonit që thotë se Krishti vdiq një të premte të Pashkës me hënë të plotë. Meqë gjatë qeverisjes së Pont Pilatit ka patur vetëm dy të hëna Pashke me këto karakteristika, këto mund të na japin datat e mundshme, atë të 7 prillit të vitit 30 që do të thotë se ka vdekur në moshën 33 vjeçare dhe data tjetër 7 prill i vitit 33, çka do të thotë se vdiq 39.

Vdiq me të vërtetë në kryq?

Edhe në këtë çështje nuk ka unanimitet. Edhe pse është e sigurt se romakët përdornin këtë formë ekzekutimi duket se as në tekstet origjinale të Biblës nuk sqarohet realisht kjo formë e vdekjes. Sipas një studimi të realizuar në vitin 2015 nga filologu dhe teologu suedez, Gunnar Samuelsson ideja e kryqëzimit u përfshi në përkthimet e mëvonshme. Duket se në tekstet origjinale i referohen një forme të vdekjes në pezull.

Si ishte kryqi ku supozohet se ka vdekur?

Romakët kishin dy modele kryqesh për ekzekutime: kryqi i thjeshtë dhe kryqi kompakt. Meqë sipas Biblës thuhet se Jezusi mbajti deri në Golgota instrumentin e tij të vdekjes mendohet se ka qenë i llojit të dytë. Kjo do të thotë që në vendin e ekzekutimit ka qenë vendosur trungu kryesor, ku më pas ngrihej druri që do të varej i dënuari.

Si vdiq Jezusi?

Tradicionalisht është besuar se të ekzekutuarit vdisnin në kryq nga asfiksia, por eksperimentet e kryera në vitin 1980 treguan se nuk ishte kështu. Sipas kërkuesve vdekja nuk vinte vetëm nga një shkak. Mund të provokohej nga një shok kardiak, ose nga ndonjë sepsis nga infektimi i plagëve, raporton bota. Mund t’i shtohen faktorë si dehidrimi, nxehtësia që pa dyshim kanë kontribuar për të përshpejtuar vdekjen e të dënuarit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com