December 23, 2024

Biskota të shëndetshme nga bananet dhe lajthitë

Përbërësit:

– 100 g miell integral,
– 85 g lajthi të bluara,
– 85 gramë kokrra të thërrmuara tërshëre,
– 70 g mjaltë,
– 2 lugë kakao,
– 1 banane të pjekur,
– 1 të bardhë të vezës,
– 4–5 lugë lëng portokalli,
– 1 lugë e vogël sodë buke,
– 2 lugë ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 180 gradë celsius, përzieni miellin, lajthitë dhe grimcat e kokrrave të tërshërës. Shtypni bananen, shtoni një lugë mjaltë, të bardhët e vezës dhe lëngun e portokallit.

reteni sodën e bukës në 2 lugë ujë të nxehtë dhe shtojani bananes së shtypur.

Shtoni përbërësit e njomë dhe të thatë dhe përzieni derisa të përftoni tretje të njëtrajtshme.

Me lugë nxirrni tretjen dhe bëni topa të mëdhenj dhe vendosni në tepsi të cilën e keni mbështjellë me letër për pjekje dhe shtypni pak që të sheshohen.

Piqni në furrën e nxehtë 10 – 15 minuta.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com